Më shumë se 400 mercenarë rusë në Kiev për të vrarë presidentin e Ukrainës

Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij, për të përgatitur terrenin që Moska të marrë kontrollin shkruan media britanike The Times.

Informacioni në lidhje me misionin e tyre mbërriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes (26 shkurt) dhe disa orë më vonë, Kievi shpalli shtetrrethimin prej 36 orësh.

Kush janë mercenarët Wagner?

Wagner është një ushtri private e presidentit rus, Vladimir Putinit e cila përbëhet nga dhjetëra mijëra mercenarë të zgjedhur rusë.

Grupi drejtohet nga Dmitru Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit oligarku rus, Yevgeny Prigozhin.

Biznesmeni rus e filloi karrierën e tij si shitës me shumicë salçiçesh në vitet 1990 në Shën Petersburg.

Në fund të asaj dekade, ai hapi një restorant që Putini e frekuentonte në fillimin e karrierës së tij si President.

Më pas ai u zgjerua në katering duke fituar kontrata fitimprurëse duke furnizuar shkollat dhe ushtrinë ruse.

Që nga tetori i vitit 2020 Prigozhin e ka të ndalur të hyjë në Europë.

Përfaqësuesi i Lartë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Josef Borrell është shprehur për grupin paraushtarak Wagner:

“Grupi Wagner ka rekrutuar, trajnuar dhe dislokuar njësi ushtarake private në zonat e konfliktit në mbarë botën për të nxitur dhunën, për të plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar publikun në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut.ImageOligarku rus Yevgeny Prigozhin

ImageUdhëheqësi i forcave speciale Wagner Dmitry Utkin

- Advertisement -

MË TË FUNDIT