“Më shkatërroi jetën”, mesazhi i 21-vjeçares para se të vetëvarej

Një vajzë që kreu vetëvrasje ka lënë një mesazh ku tregon përse e mori këtë vendim.

Lydia Robert thuhet se ndihej “e dhunuar dhe e lënduar” pasi gjeti fotografi të vajzave të reja në celularin e të dashurit, Adam Wells.

Në një mesazh për shoqen e ngushtë, ajo shkruajti: “Ai më ka shkatërruar jetën… Unë paskam jetuar me një pedofil”.

Përveç kësaj, Lydia i shkruajti disa mesazhe partnerit që ishte në punë.

“Është kaq e gabuar, në nivele të ndryshme. Shikoje këtë foto dhe më thuaj që nuk është ilegale”, i thoshte ajo.

Në një tjetër mesazh, 21-vjeçarja i tha: “Ti më ke larguar nga familja dhe miqtë, je njeriu më i ndyrë që ekziston”.

Nuk mungoi reagimi i Adam, i cili i lutej që të qetësohej dhe i thoshte se nëse e humbiste Lydian do ndihej shumë keq.

Një natë në qershor të vitit 2017, kur kishte dalë me miqtë, Adam mësoi se Lydia ishte vetëvarur në shtëpinë e tyre në Manchester.

Biznesmeni që ka një kompani me produkte kozmetike është dënuar me 12 muaj punë në komunitet.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT