Me sa vota kalon Trusti dhe sa deputetë duhet të jenë prezent? Njohësit tregojnë procedurat legjislative

vQeveria e Kosovës e ka kundërshtuar tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.Në mbledhjen e mbajtur më 21 prill në formë elektronike, ajo ka dhënë mendim negativ për propozimin që i erdhi nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Megjithatë projektligji për Trustin Pensional, i iniciuar nga ky i fundit, do të shqyrtohet në Kuvend.Angesa Haxhiu, monitoruese e Kuvendit nga organizata KDI, ka shpjeguar procedurat nëpër të cilat do të kalojë nisma ligjore.

“Tash pasi ka kaluar një muaj sa kishte afat kohor Qeveria që te jap mendim lidhur me nismën ligjore për plëtesimin – ndryshimin e projektligjit që do të mundësonte tërheqjen e një përqindje të trustit, edhe pa mendimin e Qeverisë, projektligji automatikisht ka hyrë në procedurë për shqyrtim. Kjo nënkupton që ai projektligj do të shpërndahet tek deputetët dhe do të shqyrtohet sipas procedurave të rregullta që i parasheh Rregullorja për shqyrtim të cfarëdo projektligji”.

Ajo tutje bëri me dije se që projektligji të marrë dritën jeshile duhen 31 vota për, por që në votim duhet të marrin pjesë me doemos 61 deputetë.

“Fillimisht, Komisioni funksional do ta trajtojë në shqyrtim të parë dhe do ta përcjell në seancë për lexim të parë dhe nëse aty merr votat e mjaftueshme atëherë vazhdojë në shqyrtimin e dytë në komisionin funksional dhe në katër komisionet e përhershme dhe më pastaj procedohet në seancë për miratim final”.

Qeveria e ka arsyetuar vendimin për mostërheqje, duke thënë se nuk ndihmon kategoritë në nevojë.

Ngjashëm mendon edhe ekonomistri, Imer Raçi.

“Tërheqja e kursimeve nga Trusti menjëherë e rritë pabarazinë në mes qytetarëve si sektorët formal e ai informal dhe sektori publik dhe ai privat. Nga paratë e tërhequra nga Trusti nuk po përfitojnë ata që kanë nevojë pasi që ata nuk kanë para të kursyera në trust dhe mundësia e tërheqjes është ose pak ose zero. Ndikimi i parave në qarkullim po ndikon në rritjen ekonomike por jo në prodhim vendor, pra ne jemi konsumator të produkteve të importuara”, theksoi ai për “Front Online”.

Kontributpaguesit, 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar, e kishin tërhequr në vitin 2020.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.Një raport i bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, pati vënë në pah se 40 për qind të mjeteve, qytetarët i kishin deponuar në llogari private.

“Një numër i madh i kontributpaguesve nuk i kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”, thuhet në raportin e GAP-it.Në këtë tërheqje, sipas ligjit, Qeveria e Kosovës do të kompensojë brenda pesë vjetëve vetëm kontributpaguesit që kishin kursime deri në 10 mijë euro dhe të cilët kanë bërë tërheqjen.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT