Me rastin e Fitër Bajramit, Gold AG publikon fotografi me gruan e tij

Festa e Fitër Bajramit sot është duke u kremtuar në mbarë botën nga gjithë myslimanët.

Në këtë ditë të veçantë, urimet nuk munguan as nga artistët shqiptarë të cilët zgjodhën rrjetet sociale për të uruar e publikuar fotografi të ndryshme.

Në mesin e shumë personazheve publike, një urim të veçantë pranë partneres së tij e ka bërë edhe reperi Gold AG.

Arian Agushi (emri i vërtetë i Gold AG) në rrjetin social, Instagram ka hedhur për herë të parë një imazh përkrah partneres së tij.

“Urime prej neve”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.

Ndërkohë, artisti nga Presheva në mars të këtij viti bëri të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me të fejuarën e tij.

Ndonëse e ruan me shumë fanatizëm këtë pjesë, çifti janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com