Me këtë makinë lufton injorancën

Raul Lemesoff, një artist ekscentrik nga Buenos Aires, ka krijuar një tank të çuditshëm. Një makinë që kur e sheh të krijon përshtypjen e një “arme për shfarosje masive”.
 Megjithatë nuk është kjo ideja që artisti ka dashur të sjellë para njerëzve në rrugët e kryeqytetit argjentinas. Ai ka një mesazh: të luftojë injorancën me shpërndarjen e dijes. Dhe këtë e ka bërë duke shpërndarë falas libra të ndryshëm nëpër rrugët e qytetit. Lemesoff ka konvertuar makinën e tipit “ 1979 Ford Falcon”, në tank dhe e ka kompletuar me objekte të ngjashme me armët. Ndërsa hapësirat i ka mbushur me 900 libra të autorëve të ndryshëm.
Artisti ka një urdhër, “Misioni im është shumë I rrezikshëm. Unë I sulmoj njerëzit në një mënyrë shumë të këndshme dhe paksa qesharake”,- është shprehur ai në një video që ka qarkulluar në shumë media botërore. /rtk/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT