Me ceremoni shtetërore e presin Bujar Nishanin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur me një ceremoni shtetërore homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

Zhvilluar në sheshin e ceremonive të Kompleksit Presidencial në Ankara, pritja zyrtare ka nisur me ekzekutimin e himneve kombëtare të dy vendeve.

Presidenti Nishani ka përshëndetur trupën e nderit (Merhaba Asker), ndërsa në sheshin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarë, të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Kreu i shtetit turk dhe homologu shqiptar kanë shtrënguar duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Shqipërisë të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë.

Më herët, Presidenti Nishani është takuar të Pallatin Kryeministror “Çankaya” me shefin e Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim.

Çështjet kryesore të takimit ishin lufta kundër organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), si dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.