Më 7 maj votohet Gjykata Speciale

Amendamentet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, po planifikohen të votohen nga deputetët në seancën e Kuvendit më 7 maj 2015.
Ndërsa gjatë të njëjtit muaj kërkohet të miratohet edhe Ligji që përcakton strukturën dhe funksionimin e kësaj Gjykate.
Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka mësuar se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga institucionet e Kosovës që ta përfundojnë çështjen e Gjykatës Speciale gjatë muajit maj, sidomos tashmë kur në institucione janë kthyer edhe deputetët e Listës “Srpska”.
Megjithatë, sfidë për koalicionin qeverisë mbetet sigurimi i së paku 80 votave, sa iu nevojiten për miratimin e këtyre amendamenteve. Kjo pasi janë mbi 40 deputetë, nga të cilët mund të pritet votë kundër Gjykatës.
Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma”, që së bashku kanë 31 deputetë, tashmë janë deklaruar hapur kundër kësaj Gjykate. Po ashtu edhe tre deputetët e komunitetit boshnjak kanë thënë se do të votojnë kundër. /Zeri/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT