Më 5 korrik, dita e parë e Fitër Bajramit

Dita e parë e Fitër Bajramit po afrohet. Vetëm edhe dy ditë kanë mbet deri te festa e madhe e myslimanëve pas agjërimit të muajit të Ramazanit.

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 5 korrik 2016, ditë e marte.

Me këtë rast Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT