Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Berisha Shala ka uruar bashkëshoritn e saj në kandidimin për mandatin e dytë në Kuvendin e Kosovës.

Fati duket se i ka prirë më shumë Ferat Shalës, duke i përkuar numrin i tij brenda listës së PDK’së me datën e zgjedhjeve. Lidhur me këtë, Sala Berisha Shala duke ofruar përkrahje për bashkëshortin e saj shkruan: “Me 14 për 14shin”

“Bashkë do të jemi edhe në këtë rrugëtim ashtu siç ishim gjithmonë krah njëri tjetrit pa u ndalur e pa u lodhur asnjëherë pavarësisht sfidave! Jam thellë e bindur se në listën e Rimëkëmbjes për Kosovën do të përfaqësosh dinjitetshëm qindra mijëra demokratë e demokrate, anë e mbanë Kosovës e jashtë saj kudo që ndodhen”, shkruan ndër të tjera Sala Berisha Shala, transmeton DrenicaPress