Me 10 mijë euro në Serbi blen shtëpi me 10 hetarë tokë!

Nëse i keni 10 mijë euro të kursyera dhe dëshironi të rrezikoni pak në investimin e tyre, atëherë mësyni Serbinë.

Me kaq para, në disa zona të shtetit fqinj të Kosovës, si në rajonin e parkut natyror të Golijas, mes Cacakut dhe Novi Pazarit, do të mund të bleni hiq me pak se një shtëpi dhe 10 hektarë tokë të mirë përreth saj.

Megjithatë, në disa pjesë ku ka më tepër “civilizim”, si në Gornja Trepca, çmimet janë pak më të larta.

“Po i shesim dy shtëpi, me oborr të njëjtë, njëra është 110 metra katrorë e tjetra 90. Ato janë krejtësisht të renovuara dhe të rregulluara”.

“Shtëpitë tjera janë disa kilometra nga Banja e Trepçës, kështu që kemi rrugë të asfaltuar, rrymë dhe linjë telefoni. Për fat të keq, vendosëm ta shesim pasi që fëmijët u larguan për shkak të punës, ndërsa unë u vendosa afër tyre, në Cacak”, ka thënë Snezhana Nikoliq për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Me këto çmime kaq të ulëta, pronat në Serbi po del se shitën edhe më lirë se tokat shoqërore në Kosovë, me procesin e privatizmit, kur një ari blihej për një euro.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT