Mbytet motoçiklisti, pasi u përplas me një pëllumb (Foto)

Ashar Niazi që po udhëtonte me motoçikletë nga Londra për në Sussex, si pasojë e përplasjes me një pëllumb është katapultuar dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Burri 35-vjeçar ka qenë duke e ngasë Yamaha R1M që kushton afro 25 mijë euro, ndërsa kishte edhe tre shokë pranë kur ka ndodhur aksidenti i papritshëm, transmeton Telegrafi.

Shoqëruesit e tij kanë thënë se e kanë parë një ‘tufë puplash’, e më pas e kanë gjetur mikun e tyre – që e thërrasin Ash – të shtrirë pa ndjenja në skaj të rrugës.

Motoçiklisti e pësoi me jetë pasi u perplas me nje pellumb foto 2

Sipas të gjitha gjasave, babai i dy fëmijëve e ka humbur kontrollin mbi mjetin, pasi e ka qëlluar zogun që po fluturonte shumë poshtë. Si pasojë e goditjes me asfaltin, ai ka marrë lëndime fatale.

Në funeralin e inxhinierit të teknologjisë informative, kanë marrë pjesë shumë njerëz, si dhe është mbledhur një fond për familjen që la pas. Por, e veja tij po kërkon që ato mjete të shpenzohen për të hapur bunarë në Pakistan dhe Etiopi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT