Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Skenderaj, pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës.

Është intervistuar pronari i lokalit me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt. Inspektorët komunal kanë mbyllë lokalin e shirit zyrtar./Drenicapress