Mbyllen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës: Këto dy skuadra kalojnë në finale

Prishtina-Ballkani do të jetë finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll

Prishtina me shumë lehtësi ka kaluar në finale pasi mposhti Drenicën në të dy ndeshjet, të parën 3-0, ndërkaq të dytën 3-2, shkruan Reporteri.net

Ndërkaq, Ballkani u kualifikua në finale pasi eliminoi Feronikelin pas barazimit 1-1 në Drenas. Mirlind Daku shënoi për ‘Xhebrailat’, ndërkaq Harmon për ‘Industrialistët’.

Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në Suharekë kishte përfunduar 0-0 dhe falë golit si mysafir Ballkani siguroi biletën për finale.

Kështu, finalja e edicionit të sivjetmë në Kupën e Kosovës do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com