Partitë politike kanë nisur takimet me struktura e qytetarë për të siguruar sa më shumë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

PDK po synon të rikthejë besimin e qytetarit, degët e këtij subjekti politik, po mbajnë tubime në çdo cep të vendit.

Sot, nga banorët e Polacit, gjegjësisht në odën e Jetullah Gecit (bashkëluftëtarit të Adem Jasharit) në lagjen Hot, u prit Sami Lushtaku bashkë me dy deputetet e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besa Ismaili.

Sami Lushtaku a publikuar disa imazhe nga ky takim ku ndër të tjera shkruan se PDK është e vetmja që mund ta mbajë shtetin e Kosovës në binarët e duhur.

“Me zemër të ngrohtë u pritëm sonte në lagjen Hoti të Polacit. Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës është masive si gjithmonë. Ne jemi të vetmit që mund ta mbajmë në binarët e duhur shtetin e Kosovës!”, ka shkruar ai.