Mblidhet nesër KQZ, pas kërkesës së Konjufcës, për zëvendësimin e 12 deputetëve që humbën mandatin

Deputetët e kuvendit të Kosovës dje kanë votuar qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti.

Qeveria Kurti mori 67 vota për dhe 30 kundër, shkruan Indeksonline.

Albin Kurti nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, por partia e tij Lëvizja Vetëvendosja fitoi mbi 50% të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa probleme qeverinë “Kurti 2”.

Por në këtë legjislaturë gjithsej 12 deputetë që morën poste ekzekutive në Qeverinë Kurti 2 kanë humbur mandatet e tyre në Kuvend, e të njëjtit pritet të zëvendësohen nga kandidatët e radhës për t’u ulur në karriget e legjislativit.

Nga këto 12 deputet, 3 prej të cilëve janë nga subjektet e komuniteteve, përkatësisht një nga komuniteti egjiptian, boshnjak, turk. Pjesa tjetër janë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të zëvendësoj kandidatët në fjalë
Ndërkohë, pasditen e sotme, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca ka dorëzuar kërkesën në KQZ për zëvendësimin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për Indeksonline ka thënë se gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhen për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësim në Kuvend.

“KQZ ka pranuar kërkesën nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit së Kosovës për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për të zëvendësuar deputetët e deritanishëm, që kanë marrë funksione në ekzekutivin e vendit. Besojmë që gjatë ditës së nesërme KQZ do të mblidhet për të bërë rekomandimet përkatëse për secilin prej këtyre kandidatë”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Deputetët që kanë humbur mandatet si pasojë e marrjes së detyrave ekzekutive janë: Donika Gërvalla-Schëarz, Arben Vitia, Hekuran Murati, Faton Peci, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Rozeta Hajdari, Xhelal Sveçla, Fikrim Damka, Elbert Krasnqi dhe Emilja Rexhepi.

Ndërsa të njëjtit pritet të zëvendësohet nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Shqipe Isufi, Enver Haliti, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Yllza Hoti, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni. Ndërsa nga Lista Vjosa është Gresa Bytyqi, nga komunitetet jo shumicë, Enis Kervan nga Partia Turke, Fridon Lala nga partia egjiptiane dhe Samra Ilijazi nga ajo boshnjake./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT