Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për mbajtjen e seancës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas pak pritet ta nis mbledhjen  për të caktuar mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për vazhdimin e mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme.

Së shpejti do të vendoset në sa ora do të thirret seanca e Kuvendit.

Edhe pse mandati i EULEX-it përfundon sot, nga mbledhja e Kryesisë që u mbajt dje nuk kanë treguar se kur do të mbahet seancë për këtë çështje.

Qeveria e Republikës së Kosovës, mbrëmë u mblodh urgjent në orën 18:00, në ndërtesën e Qeverisë, për të diskutuar çështjen e vazhdimit të mandatit të Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT