Këshilli i Përgjithshëm Aleanca Kosova e Re i kryesuar nga Presidenti Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të ndodhur në vendin e tij të punës.
Sipas AKR-së “sulmi ndaj Bahtiri është sulm ndaj institucionit të Komunës dhe Kryetarit të zgjedhur me votën e lirë të popullit. Incidente të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve profesionale, llogaridhënëse dhe transparente. Këshilli i Përgjithshëm fton organet e rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të dënojnë të gjithë akteret përgjegjës.”
- Advertisement -