Mbjellje drunjësh në Mitrovicë

 

Drejtoria e Ambientit, ka filluar sot implementimin e projektit për mbjelljen e drunjve nëpër qytet, me qëllim të zgjerimit të hapësirave të gjelbëruara.
Mbjellja e drunjve të blirit ka nis me oborrin e shkollës fillore në Shipol, ku do të mbjellën 50 sosh, ndërkaq më pas do të vazhdohet edhe me oborret e  institucioneve të tjera shkollore, si dhe sipërfaqet tjera në qytet.
Krahas drunjve, drejtoria në fjalë ka lëshuar edhe urdhëresë për secilin institucion që pranon mbjelljen e drunjve, përmes së cilës urdhërohen institucionet në fjalë të marrin edhe përgjegjësin për mbikëqyrje.
Drejtori i ambientit, Enver Uka, tha se në kuadër të projektit është parapa të mbjellën 1 500 drunj të blirit, që besohet se do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit.
Drejtoresha e shkollës, Naxhije Kurti, ka mirëprit mbjelljen e tyre duke qenë e bindur se përveç zbukurimit të ambientit të shkollës do të ketë edhe filtrim të ajrit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT