Mbi njëmijë dënime të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 1064 tiketa trafiku, për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, brenda 24 orëve janë regjistruar 55 aksidente, prej të cilave nuk ka pasur me fatalitet, 22 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 9 persona brenda 24 orëve, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT