Mbi 9 mijë persona të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 9 mijë e 565 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse deri më sot në nivel vendi janë vaksinuar 196 mijë e 826 persona. Gjithashtu dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 47 mijë e 141 persona.

Sot Kosovë janë konfirmuar 17 raste pozitive me virus, si dhe dy raste të vdekjes nga COVID-19.

Ndërkaq numri i të shëruarve të raportuar sot nga Ministria e Shëndetësisë është 8.

Në vendin tonë janë vetëm 172 raste aktive, kurse sot janë kryer 1 mijë 241 testime.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT