Mbi 86% e të rinjve shqiptarë shprehen të gatshëm për t’u larguar, synojnë tregun ndërkombëtar

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare.

Ata thonë se janë gati të largohen nëse do ju jepej një mundësi pune jashtë vendit.

Sipas një sondazhi të “Deloitte”, 86,3% nga më shumës e 1 mijë të rinj të pyetur, konfirmuan se ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës.

Pagat nuk janë i vetmi motiv. 47,4 për qind e të rinjve janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.

Largimet masive të të rinjve ka filluar të shfaqin efekte në tregun e brendshme të punës. Kompanitë ankohen se nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ndërsa qeveria ende nuk ka mundur të gjejë instrumente për parandalimin e hemorragjisë së ikjeve./A2 CNN