Mbi 45 militantë të ISIS-it vdesin nga helmimi në Iftar

Së paku 45 militantë të ISIS-it kanë vdekur gjatë një iftari pasi janë helmuar me ushqim, raportojnë mediet ndërkombëtare

Së paku 145 persona raportohet se ishin duke u ushqyer për iftar në Mosul të Irakut, por vetëm 100 prej tyre shpëtuan nga helmimi.

Mbetet e paqartë nëse militantët janë helmuar nga kundërshtarët apo nga ushqimi i prishur, ka thënë zëdhënësi i Partisë Demokratike Kurde.

Faqja Haaretz ka raportuar se kjo nuk është hera e parë që militantët e ISIS-it vriten me ushqim të helmuar. Disa ushtarë të Shtetit Islamik kanë vdekur në rrethana të njëjta në muajin nëntor kur një grupi i rebelëve hyri në kampin e tyre duke helmuar ushqimin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT