Mbi 2 mijë persona të vdekur nga koronavirusi

Është rritur në 2.005 numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Kinë, tashmë zyrtarisht i njohur si Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, thuhet se numri i të prekurve nga virusi është rritur në 74.185 prej të cilëve 11.977 në gjendje të rëndë.

Në vend, përfshirë edhe një person në rajonin special administrativ Hong Kong, numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 2.005, ndërkohë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi është ulur në 5.248 dhe numri i personave që ndodhen nën trajtim në 135.881. Po ashtu ka arritur në 14.376 numri i personave që janë trajtuar dhe janë shëruar nga Covid-19.

Në anën tjetër numri i të prekurve nga virusi jashtë territorit të Kinës është rritur në 62 në Hong Kong dhe 10 në Makao, rajone të veçanta administrative.

Në 24 orët e fundit theksohet se në vend kanë humbur jetën 136 persona, ndërsa janë përcaktuar 1.749 raste të reja. Nga humbjet e jetëve në fjalë 132 raste të vdekjeve dhe 1.693 rastet e reja të përcaktuara njoftohet se janë shënuar në rajonin Hubei i cili është edhe epiqendra e Kovid-19.

– Shkalla e vdekshmërisë më e lartë tek të moshuarit

Në raportin e publikuar më parë nga Qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës për karakteristiket e epidemisë, thuhej se shkalla e vdekshmërisë është më e lartë tek të moshuarit, të sëmurët dhe tek meshkujt.

Ndër të tjera në raportin ku theksohet se deri më 11 shkurt në vend kanë humbur jetën 1.023 persona, ishte theksuar se 30.2 për qind e vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 janë të moshës 60-69 vjeç, 30.5 për qind në rangun e moshës 70-79 vjeç dhe 20.3 për qind të moshës 80 vjeç e lart.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende përshirë Turqinë evakuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.

Ndërkohë dje humbi jetën Liu Zhiming, një prej mjekëve që ka luftuar me epideminë e Covid-19 në qytetin Wuhan dhe i cili ishte një prej mjekëve të njohur të vendit në këtë fushë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT