Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka deklaruar se deri tani janë 174.258 persona që kanë aplikuar përmes emailit për të votuar.

“Procesi i hapjes se emailave dhe printimit është përfunduar për secilin votues dhe jemi në fazën e procesimit të tyre, i cili besoj që do të përfundojë sot, dhe në fund bëhet verifikimi i thirrjes telefonike për secilin votues që e fiton të drejtën e votës”, njofton Klan Kosova.

“Vlerësimi i zotësisë juridike është bërë në 36 përqind të aplikacioneve. Nga 63 mijë aplikues, 52 mijë prej tyre janë të konfirmuara, ndërsa në statusin e refuzimit janë 10.963 aplikacione”.

“Rastet më të mëdha të refuzimit janë se i kanë dërguar vetëm aplikacionet pa pjesën tjetër të dokumenteve të kërkuara. Kjo është arsyeja më e madhe e refuzimit”.

“Vetëm dje rreth 1000 votues i janë përgjigjur thirrjeve telefonike. Po ashtu kemi aplikues që kur janë telefonuar kanë deklaruar se nuk kanë aplikuar personalisht”.

“Do të bëjmë tentime deri në ditën e diel që t’i kontaktojmë të gjithëve. 81 përqind të thirrjeve janë realizuar deri më tani”, deklaroi Ahmetaj.