Mbi 1 milion euro për fizibilitetin e “Trepçës“

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka bërë hapin e parë për “Trepçën”, duke e iniciuar studimin e fizibilitetit për këtë ndërmarrje, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit të bërë nga AKP-ja, atëherë deri në fillim të muajit nëntor do ta dihen parametrat ligjorë dhe ekonomikë, por edhe kapacitetet e “Trepçës” dhe arsyeshmëria e investimeve në të.

Fillimi i muajit nëntor përkon edhe më obligimin që ka AKP-ja për të dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme planin e riorganizimit të “Trepçës” në mënyrë që të shmanget likuidimi.

Mirëpo, miratimi i një ligji të veçantë për Trepçën që do ta bënte atë ndërmarrje publike do ta bënte ligjin aktual për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta të pazbatueshëm për “Trepçën”. Edhe pse koston e studimit të fizibilitetit të “Trepçës” pritet ta përcaktojë tregu, AKP-ja ka planifikuar buxhet mbi 1 milion euro për këtë studim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT