Një ndër problemet e Prishtinës janë edhe mbeturinat. Njëjtë duket edhe tuneli në rrugën “UÇK” në kryeqytet.

Ndonëse në këtë rrugë ka kontejnerë, ata janë stërmbushur nga me mbeturina.

Në disa fotografi të postuara nga “Vrojtuesit e Lagjes” në Facebook, shihet se qytetarët nuk e kanë pasur problem të hedhin mbeturina ani pse kontejnerët janë mbushur.

Por duket se edhe Komuna e Prishtinës nuk është duke u marrë me këtë çështje.