Mbetjet e një nëne dhe të dy fëmijëve dyshohet se u gjetën në Llaushë

Mbetjet mortore të zbuluara në Llaushë të Skënderajt besohet se i përkasin një nëne dhe dy fëmijëve të saj. Ata janë zhvarrosur të hënën nga varreza e Lagjes së Spahive pak kilometra nga qyteza e Skënderajt.

Trupat janë zhvarrosur të hënën nga ekspertë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore. EULEX-i ka thënë se një banor i fshatit kishte dhënë informacione për një varrezë me katër persona. Informacioni ka dalë i saktë, por janë gjetur vetëm mbetjet e tre njerëzve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Faik Geci, është kryetar i fshatit Llaushë. Ai thotë se nuk ka ditur më herët për këtë varrezë. Të martën Geci ka takuar një eksperte të mjekësisë ligjore. Ajo i kishte treguar se pas analizave të ADN-së do të vërtetohet me saktësi për identitetin e viktimave. Geci dyshon se trupat janë të banorëve ashkali të vrarë në vitin 1998. Thotë se ata i kanë vrarë forcat serbe të sigurisë.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT