Mbërrijnë pushuesit e parë nga Kosova në Shëngjin, Operatorët turistikë: E ardhmja e sezonit e zymtë

Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhin e Shëngjinit, edhe pse moti nuk është shumë favorizues. Mungojnë shezlongët, për shkak se operatorët ende nuk janë licencuar, por kjo nuk përbën shqetësim për pushuesit.

Unë ashtu e kisha lënë përherë. Nuk kisha nxjerrë shezlongë”, tha një pushuese.

Shqetësim për ta mbetet rëra që ka filluar të ndotet.

“Ka një javë që jemi. Asnjë nuk pastron. Taksat na i merr për pastrim”, shtoi ajo.

Hapja e kufirit po i jep frymëmarrje turizmit. Pushuesit e parë të Shëngjinit janë pikërisht shqiptarët e Kosovës.

Mirë. Pastërtia mirë. Pandemia i ka hutuar njerëzit. Besoj se edhe kjo do të kaloje”, tha një tjetër pushues.

Ata tregojnë arsyet se pse kanë zgjedhur të pushojnë në këtë bregdet.

“Nuk është ndonjë vend i veçantë, por për shkak të pikës kufitare të afërt që mundem me ardhur dhe fundjavave. Vetëm për tre orë mund të arrijmë.  Në përgjithësi mirë. Tre ditë ka që jam këtu”, u shpreh një pushuese.

Por edhe pse kanë mbërritur turistët e parë, operatorët janë të pakënaqur. Ata shprehen se mungojnë prenotimet, ndërsa kostot janë të larta.

“Situata është e brishtë. Presim aktivizim, por s’kemi asnjë përgjigje pozitive. Po vazhdoi kështu kemi falimentuar”, u shpreh Operatori Turistik, Dritan Kondakçiu.

“Situata nuk është fare e mirë, tha Operatori Turistik, Ben Lekaj.

Shëngjini gjatë sezonit të verës vizitohet nga mijëra pushues vendas e të huaj, por këtë vit për shkak të pandemisë pritshmëritë mbeten të ulëta.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT