Mbahet tryeza “Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012 – 2015”

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA në “Hotel Palace”në Mitrovicë, mbajti tryezën me Gratë përfituese të projektit “Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012 – 2015”, projekt i mbështetur nga Minisitria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte adresimi i nevojave dhe problemeve me të cilat përballen gratë fermere, si dhe mundësitë që të gjejmë përgjigje në kërkesat e tyre drejtuar vendimmarrësve të pranishëm në nivel qëndror dhe lokal, partnerëve zhvillimorë, institucioneve financiare/ bankave, shoqërisë civile si dhe komunitetit të biznesit.

Grupi i grave fermere “Think Tank” të komunitetit shqiptar, serb dhe boshnjak, përfituese të SHE-ERA’s, të Regjionit të Mitrovicës, i shpalosen nevojat dhe problemet me të cilat përballen gratë fermere si dhe mundësite që të gjejnë përgigje në kërkesat e tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT