Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci sot do pres homologun e tij nga Shqipëria, ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri me bashkëpunëtorë, ku temë qendrore e takimit do të jetë realizimi i tregut të përbashkët i energjisë.
Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri për energjinë elektrike, ku do të marrin pjesë ministri Stavileci dhe ministri Gjiknuri, së bashku me përfaqësuesit e autoriteteve rregullatore dhe përfaqësuesit e operatorëve të sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë.
Të dy ministrat e shoqëruar nga drejtuesit e operatorëve të transmisioneve të të dyja vendeve dhe akterë tjerë të fushës së energjisë do të vizitojnë edhe nënstacionin 400kV në Obiliq dhe Termocentralin “Kosova B”.
- Advertisement -