Mbahet manifestimi letrar “Sofra Poetike Ymer Elshani”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Karvanin e shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, sot, në Shtëpinë e Kulturës, ka mbajtur manifestimin letrar, sofren poetike Ymer Elshani.

Në këtë manifestim letrar mori pjesë nënkryetari i komunës, Arben Shala, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi, anëtarë të Karvanit të shkrimtarëve, familja Elshani, shkrimtarë, mësimdhënës, nxënës e të tjerë mysafirë të pranishëm.

Me fjalë rasti para të pranishmeve u drejtua nënkryetari Shala i cili tha se 17 prilli i vitit 1999 shënoi ndarjen fizike të shkrimtarit Elshani, por jo edhe atë shpirtërore sepse ai mbetet përherë në mendjet dhe zemrat tona përmes veprave të tij.

“Poezitë e shkrimtarit Elshani, të shkruara me ndjenjë, çiltërsi e sinqeritet, sjellin te lexuesi motivim e frymëzim për të gjithë brezat”, ka thënë mes tjerash Shala.

Xhevat Syla nga Karvani i shkrimtarëve deklaroi se përzgjedhja e poezive është bërë sipas konkursit, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së manifestimit letrar të sofrës për të nderuar e kujtuar Ymer Elshanin, dhe veprat e tij për fëmijë.

Ndërsa, Teuta Elshani, e bija e shkrimtarit, Ymer Elshani ka përgëzuar komunën dhe karvanin e shkrimtarëve për organizimin, duke theksuar se ky manifestim bartë shumë vlera, si në aspektin letrar, ashtu edhe në shenjë kujtimi.

Pas fjalimeve u bën të ditur fituesit e çmimeve, ku vendi i parë i vlerësuar nga juria është shifra Prushmalli, poezia “Shtëpia e poetit-muze”, nga Riza Graicevci, në vendin e dytë poezitë, “Vargjet e jetës në sitar “Dorëshkrime të verdha” nga Hamdi Thaqi dhe “Ajo luante piano”, shifra Dukagjini” dhe në vendin e tretë poezitë “Kur vritet poeti, shifra “Poeti proteston” nga Rrahim Sadiku dhe poezia “Fjala”, shifra Feniksi 66 nga Jetlira Avdijaj. Ndërsa, çmimi special ‘Sofra Poetike ‘Ymer Elshani’ iu nda shkrimtarit Jonuz Fetahaj.
Pas ndarjes së çmimeve, disa shkrimtarë dhe nënës të shkollave fillore lexuan poezi dedikuar shkrimtarit të njohur, Ymer Elshanit.

Gjithashtu, në këtë manifestim, është bërë përurimi i veprës së Ymer Elshanit, të përgatitur nga autorët Bahtiar Kryeziu dhe Begzat Baliu.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "RA F R E 948"

- Advertisement -

MË TË FUNDIT