Mbahet dëgjimi i parë publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2017-2019

 

Është mbajtur dëgjimi i parë me publikun për planifikimin e buxhetit 2017-2019. Këtë takim e hapi Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ndërsa pjesmarrës ishin përfaqësues nga fshatra të ndryshme, të lagjeve, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Nasuf Aliu, drejtori I Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit Egzon Jashari, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Sami Zeka si dhe shumë qytetarë.

Në takimin e parë për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, kryetari Bahtiri ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe ka vlerësuar se ky është kontributi që ata mund të japin më kërkesat dhe sugjerimet e tyre në këtë drejtim.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nysret Maxhera, tha se qëllimi është që të bashkëbisedojmë me qytetarët për të bërë një buxhet më të mirë që është në interes të qytetarëve.

Ndërsa zyrtari i lartë i Drejtorisë së Financave, Adem Fazliu ka sqaruar të pranishmëve se ky planifikimin është bërë në fillim të këtij viti për aktivitetet e përgatitjes së Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore që paraja publike të adresohet aty ku është më e nevojshme.

Në këtë takim u diskutua kryesisht për fushen e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, kadastrit, urbanizmit dhe infrastrukturës ndërsa qëllimi kryesor ishte identifikimi I kërkesave të qytetarëve për projekte dhe subvencione për planifikimin e buxhetit 2017.

Të pranishmit kanë pasur mundësinë e plotësimit dhe ndryshimit të kërkesave fillestare dhe të gjithë administratorët prezent të fshatrave kanë mbrojtur interesat e vendbanimeve ku ata jetojnë dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre për nevojat emergjente që duhet të planifikohen për vitin e ardhshëm në listën e projekteve kapitale.
Të gjitha pyetjeve dhe sygjerimeve të parashtruara nga ana e pjesmarrësve, u jane pergjigjur drejtorët e drejtorive përkatëse.

Ky ka qenë dëgjimi i parë fillestar për planifikimin e buxhetit, ndërsa Komuna do të zhvillojë dëgjime të tjera publike në ditët në vijim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT