Mayweather s’është më kampion bote, ja pse i mirret titulli

Floyd Mayweather nuk është më kampion i botës në kategorinë WBO. Edhepse e mposhti Pacquaion në të ashtëquajturin “Meçi i Shekullit”, boksieri amerikan nuk do të gëzoi titullin e kampionit të botës.

Kjo pasi që ai ishte urdhëruar të paguaj 200 mijë dollarë sanksionim dhe të dorëzonte titujt e tij si junior në kategorinë e peshave të mesme, pasi WBO nuk lejon që boksierët të mbajnë titujt në kategori të ndryshme të peshave.

“Komiteti i kampionatit botëror WBO nuk ka zgjedhje tjetër përpos të njoftojë se Floyd Mayëeather nuk është më kampioni i botës në kategorinë WBO për shkak se nuk i është përmbajtur rregullave të kampionatit”, thuhet në njoftimin e WBO-së.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT