Mayweather – Pacquiao: Ngjarja e vitit në boks, ekskluzivisht në IPKO

E cilësuar si ngjarja më e madhe e boksit dhe meçi më i shtrenjtë ndonjëherë, ndeshja mes Mayweather dhe Pacquiao, do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në SuperSport dhe SuperSport HD.

Mayweather – Pacquiao, është një ndeshje e ardhshme në boks midis kampionit botëror në tetë-divizone, Manny Pacquiaos, dhe të pamposhturit, kampionit botëror në pesë divizione, Floyd Mayweather Jr.

Përkundër parashikimeve se Mayweather – Pacquiao do të ishte meçi më fitimprurës në histori, i cili do të zhvillohej në vitin 2009, mosmarrëveshjet mes kampeve të të dy boksierëve lidhur me kushtet për luftën mes tyre në ring, e penguan këtë ngjarje të ndodhte për gjashtë vite me radhë.

Tani ndeshja mes titanëve të boksit është zyrtarizuar dhe do të ndodhë më 3 maj 2015.

Për fatin e mirë të të gjithë përdoruesve të televizionit digjital IPKO, ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në SuperSport dhe SuperSport HD, pa asnjë kosto shtesë, edhe pse në tregun evropian dhe atë amerikan, pagesa që duhet ta bëjnë përdoruesit për ta parë këtë meç shkon deri në 90 euro/dollarë, vetëm për kohën e transmetimit të luftës në ring mes dy kampionëve të boksit.

Mayweather dhe Pacquiao do të përballen në MGM Grand në Las Vegas. Ekspertët e boksit thonë se kjo ndeshje mund të jetë lufta më e shtrenjtë në historinë e boksit dhe do të mund të gjenerojë deri në 300 milionë dollarë. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT