Mayweather falënderon Zotin, Pacquaio kundërshton vendimin

Një ndeshje boksi ku më shumë se spektakli dominoi përulësia dhe respekti ndaj kundërshtarit. E tillë ishte edhe sfida Mawyeather-Pacquiao ku dy boksierët u shfaqën të qetë dhe uruan njëri-tjetrin pas 12 raundeve të lodhshme ku fitoi boksimi inteligjent i Floyd. Në intervistën menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Mayweather e pranoi se këtë ndeshje e kishte studiuar në detaje.
“Falënderoj Zotin për këtë fitore. Falëndëroj gjithashtu edhe të gjithë fansat që erdhën nga çdo cep i botës. Pacquiao është një luftëtar i vërtetë dhe tani e kuptoj pse ai është një nga njerëzit më të suksesshëm të historisë së boksit. E dija që do të më sulmonte por arrita ta mbaja larg. Besoj se u tregova një boksier i zgjuar pasi e nxorra jashtë loje. Bëra atë që duhej të bëja dhe mendoj se jam vërtetë i bekuar. E llogarita ndeshjen deri në detaje edhe pse im atë dëshironte që të bëja më shumë por unë mora kohën e duhur duke e studiuar Manny-n nga afër. Ndeshja ime e fundit do të jetë në muajin Shtator dhe më pas mendoj se duhet të largohem”.
Një deklaratë e ftohtë dhe deri diku e kuptueshme nga amerikani që konfirmon edhe një herë dëshirën për t’i dhënë fund me boksin. Në krahun tjetër, Pacquiao u shpreh disi i zhgënjyer por krenar për ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas ku u përqëndrua vëmendja e gjithë botës.
“Zhillova një ndeshje të mirë dhe mendova se kisha fituar. Ai nuk bëri asgjë, thjesht lëvizi në cepat e ringut. E kisha në duart e mia shumë herë dhe mendoj se jam unë fituesi i kësaj sfide. Nuk është e lehtë kur kundërshtari lëviz shumë dhe je i detyruar ta sulmosh. Unë isha në gjendje të menaxhoja fuqinë e tij. Kam parë kundërshtarë edhe më të fortë”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT