Mavraj: Më vjen keq për tifozët

Mërgim Mavraj ndihet krenar për tifozët dhe lojën e zhvilluar ngaskuadra, ndërkohë që ai ka analizuar edhe gabimet e minutave të para duke i justifikuar në këtë mënyrë:

“Sot ka qenë një festë e madhe. Ishte një ndeshje e madhe, e mbushur me gëzim nga tifozët, por fatkeqësisht nuk arritëm ti shpërblenim tifozët tanë.

Nuk dua të flas për gabimet, por për paraqitjen tonë. Nuk di a ka shumë skuadraqë pas kësaj fatkeqësie të luajnë si ne. Kemi pasur shumë mundësi shënimi, dhe e befasuam kombin tonë me këtë lojë.

Golat e pësuar? Edhe Franca gaboi dje. Këto janë ndeshje të mëdha. Ne nuk i shfrytëzojmë shumë mundësitë tona për shënim. Kjo ndeshje na bën shumë optimistë për sfidat e ardhshme”, u shpreh Mavraj pas ndeshjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT