Halil Matoshi ka kërkuar që Presidentja Atifete Jahjaga të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas protestës dhe dhunës që ndodhi sot në rrugët e Prishtinës. Thotë se veprimet e Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt janë veprime fashiste.
“Presidentja duhet te shpall gjendje te jashtezakonshme ne vend!
Fallangat e Albin Kurtit permes “komesarit” Dardan Molliqajt kan nise t’a bastisin qytetin dhe qytetaret, te patrullojne rrugeve te Prishtines duke i nxjerr qytetaret si ne linc publik jasht, pra duke “arrestu” qytetare dhe tuj ua thye veturat!
Keto jane pamje fashizmi!
Presidentja e vendit konform me kompetencat e saj simas Nenit 84 te Kushtetutes, Nenin (22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;”, ka shkruar Matoshi në Facebook.