Matoshi në vitin 1990 në SHBA: Të fala nga rinia e Kosovës, kërkojmë liri dhe demokraci (Video)

 

 

Na burgosën, por liria nuk burgoset. Na vranë, por liria nuk vrahet. Na izoluan, por shpirti liridashër nuk mbyllet. Na helmuan, por edhe kjo është e kotë, se liria nuk helmohet, thoshte Halil Matoshi në vitin 1990 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari dhe publistsi Halil Matoshi, në një fjalim në Amerikë mbajtur në vitin 1990, kishte përcjellur përshëndetjet e rinisë kosovare, që në vetë bartte mesazhin e thirrjes për liri dhe demokraci.

Matoshi në fjalimin e tij para të pranishmëve në një mbrëmjë organizuar nga Liga Shqiptaro-Amerikane, bënte thirrje që Kosova të jetë një shtet i ndërtuar mbi traditat e Fan Nolit dhe Hasan Prishtinës.

Na vranë, thoshte Matoshi, por liria nuk vrahet. Na izoluan, thoshte ai, por shpirti liridashës nuk mbyllet.

“Të gjithë jemi hisedarë në atdheun tonë. T’i ndjekim traditat e Fan Nolit, Hasan Prishtinës dhe demokratëve tjerë para dhe pas tyre. Dallimet politike dhe shumësia e mendimit janë parimet kryesore të demokracisë. Ua përcjellë dëshirat e rinisë kosovare që të bashkoheni të vendosni demokracinë në Kosovë. E edhe ju të ktheheni në vendlindje se guri peshon më së rëndi në vendin e vet. Ta investoni kapitalin tuaj atje, të investoni në Kosovën. Koha është që të bashkohemi, t’i bashkohemi familjes së qytetëruar e të lirë edhe ne qytetarët. Na burgosën, por liria nuk burgoset. Na vranë, por liria nuk vrahet. Na izoluan, por shpirti liridashër nuk mbyllet. Na helmuan, por edhe kjo është e kotë, se liria nuk helmohet”, thotë Matoshi. 

“Kush do me e pa Halil Matoshin para 25 vjeteve (djale i ri) ne Amerike, tuj mbajt fjalim per liri& demokraci, shikojeni video nga minuta 49:39”, shkruan Halil Matoshi në Facebook. 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT