Matoshi i kundërpërgjigjet Bislimit: Nuk debatoj me lopë, VV të kërkoj falje

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit, tani anëtarit të ri të “Vetëvendosjes”, Xhevat Bislimit, pasi ky i fundit ofendoi atë duke e quajtur hajvan dhe antishqiptar.

Matoshi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se nuk bën të hyjë në debat me një “lopë”. Madje, analisti ka thënë se “Vetëvendosja” duhet të tërhihqet nga këto ofendime që i janë bërë atij, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Xhevat Bislimi – perforcimi Nr. 1 i VV-së, asht thjesht nana e viqit!

Prandej s’ban me i pre dam!!!

Pra, njeriu normal nuk munet me debatu me një lopë!

P.S.

Visar Imerin po e shoh ne konferncë me një lopë, a asht n’terezi more ky???

Ymerit dhe lidershipit te VV-se po ua rikujtoj rregullin e tetë të linguistit Naom Chomsky, për manipulimin dhe kontrollin e masave nga ana e pushtetit.

Pra VV-ja nëse nuk tërhioqet nga shamjet e ulta dhe nëse nuk kërkon falje për ato shamje që anëtari i saj u bën opinionistëve amerikan (Janusz BUgajski) dhe kosovar (Matoshi, Halimi e Hoxha), del qe edhe kjo organizatë është thjesht vegël qorre e pushtetit për manipulimin e masave.

8. Lavdërimi i marrëzisë (Chomsky)

“Opinioni duhet të nxitet të pranojë mesataren. Është e nevojshme të binden njreëzit se është norm të jesh budalla, vulgar dhe I paditun. Njëkohësisht duhet ngjallur rezistencë kundër kulturës dhe shkencës.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT