Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që t’u ndalohet hyrja të gjithë qytetarëve që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, raporton Front Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky vendim po bëhet për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të Covid-19 në këto shtete.

“Ndalohet hyrja e qytetarëve që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të varianteve të reja të shfaqura të COVID-19”, tha Vitit.