Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit, shkruan GazetaBlic.

Kategorizimi i tyre është në tri grupe, sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e COVID-19 nëpër Komuna; zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Komunat me rrezik të ulët do t’iu nënshtrohen këtyre masave:

23.1 Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00-20:00, duke respektuar”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

23.2 Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

23.3 Taksistët lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose deri në tre nëse janë antarë të familjes, duke respektuar |”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

23.4Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”

23.5 Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, pçrveç shërbimit merr me vete, dhe porosi me dergesë.

Zona e kuqe – rrezik i lartë:

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtime dhe Obliliqit.

Në këto komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Zona e portokalltë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e portokalltë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Në këtë zonë, hyjnë të gjitha komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër./GazetaBlicNo description available.