Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që mbyti 10 persona

Sulmi me kamion në Toronto, arrestim i shpejtë i të dyshuarit që vrau dhjetë këmbësorë.

Policia kanadeze është duke marrë në pyetje shoferin e një furgoni më qira që u ngjit mbi rrugën e këmbësorëve në veri të Torontos të hënën, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qenë më parë emër i njohur për Policinë, thanë autoritetet.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë një trishtim të madh. Ndërkohë, një oficer është vlerësuar që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionuar me të dyshuarin, që pretendoi se ishte i armatosur.

Videot e transmetimit në CBC News tregojnë një njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrit”.

Oficeri i tha të dyshuarit të zbriste dhe ai i i tha se kishte armë, oficeri iu përgjigj: “Nuk më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuari më pas u arrestua pa qëlluar njeri.

Për të dyshuarit dihet shumë pak.

Policia tha se Alek Minassian ishte nga periferia veriore e  Torontos, Richmond Hill.

Shefi i Policisë së Toronso, Mark Saunders, tha në një konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njohur më parë nga autoritetet.

“Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi i Policisë duke shtuar se ishte shumë herët për hetuesit për të thënë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT