Jennifer Lawrence është fejuar në fillim të këtij viti me shokun e saj të ngushtë, Cooke Maroney. Nuk shkoi as edhe një vit ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Fituesja e çmimit Oskar konfirmoi martesën me 34 vjeçarin, Cooke Maroney.

Ceremonia private u zhvillua në Belcourt of Newport në Rhode Island. Rezidenca luksoze u ndërtua në vitet 1890. Lawrence dhe drejtori i Galerisë së Arteve në Manhattan i thanë ‘po’ njëri-tjetrit përpara 150 të ftuarve, përfshirë Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

Sipas Elle, aktorja e famshme, 28 vjeçare veshi një fustan të Dior, transmeton rtv21.tv. Lawrence e ka mbajtur jetën e saj private larg syrit të medias, veçanërisht lidhjen me publicistin e CNN, Maroney. Çifti janë në një lidhje që nga qershori i vitit 2018.