Martirizimi ndër veprat e fundit që mund të bëhet për lirinë e atëdheut

Nga Driton Kelmendi
Historia njerëzore bartë në brendësinë e saj shumë martirë, dhe pjesë e asaj historije është edhe populli ynë me sakrificen e tij për liri, pjesë e sacrificës për lirinë e vendit është edhe Komuna e Lipjanit me deshmorët dhe martirët e saj e në vecanti prilli 1999. Rënja dëshmor dhe martir është vepër përfundimtare që një person apo një komunitet mund ta bëjë për lirinë e tij, të vendit të tij dhe lirisë njerëzore. Si popull kemi shumë martir, e sidomos në 100 vitshin  e fundit, ku numri i tyre është shumë i madh, thuajase në cdo dekadë kemi të martirizuar për të njëjtin qëllim dhe nga i njëjti regjim, por ja që në fund shekullin e XX-të  i erdhi fundi atij regjimi të egër serbo-sllav në Kosovë. Lufta e fundit në Kosovë 1998-1999 është kurorzim I fitoreve shekullore ndaj Serbisë. Kjo luftë ishte shumë e shtrenjtë po doli me fitore, pjesë e kësaj lufte ishte edhe Komuna e Lipjanit që në shumë fshatra të saj ka dëshmorë dhe martirë e sidomos muaji prill i vitit 1999, ku u sulmuan shumë fshatra e ndër më të sulmuarat dhe me numër më të madh të  të vrarve-martirve janë fshatrat: Sllovi, Ribar i Vogël, Hallaq i Vogël, Rufc i Ri, etj. Ky sulm ishte direkt mbi popullatën civile dhe të pa mbrojtur, popullat kjo krenare dhe liridashëse, e vendosur që nëse qëndrojm në trojet tona kontribuojm për lirinë  e vendit. Kjo sakrificë është e mbjellur nga shumë breza që qëndrimi në trojet tona është vet liria e atedheut. Popullatë e pa armatosur, e pa mbrojtur,e vetëdijshme për cmimin të cilin mund ta paguajn, po lufta dhe mbrojtja e atëdheut është disa lloje. Të bindur në Zotin e Madhërishëm se,  qëndrimi në vatrat e tyre është vetmohim i drejtë për liri, pamvarsisht cmimit të kësaj sacrifice, e që shumica kanë besuar se cmim i kësaj sakrifice është vdekja. Kjo sakrificë u dëshmua fuqishëm edhe pas sulmeve barbare të forcave serbe kunder popullsisë civile, sidomos ndaj fshatrave Sllovi më 15 prill ku mbeten të vrarë 45 qytetar, sulmet serbe  vazhduan  dhe më 18 prill 1999, sulmuan fshatin Ribar i Vogël e që në këtë sulmë barbar jan vrarë-martir 19 bashkfashatrë dhe 6 mysafir nga fshati Vërshevc-Blinajë. Ishte sulm barbar që nuk zgjodhi as moshë as gjini, dhe forcat cetnike serbe vazhduan sulmet dhe më 19 prill  sulmuan fshatin Hallaq i Vogël e në këtë sulm mbeten të vrarë 21 qytetar dhe një qytetar në fshatin Rufc i Ri. Në këto sulme, përvec të vrarve ka edhe të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, po mbijetuam.
Prilli 1999 është i dhimbshëm por edhe krenar për ne, është simbol i sakrificës dhe kontribues për lirinë e vendit.
Zoti i Madhërishëm i shperblefte me te mirat  e Tij dëshmorët dhe martirët tonë.
Lavdi Martirve të prillit 1999 dhe Martirve të fshatrave tjera të Komunës së Lipjanit
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirve të Kosovës.
Driton Idriz Kelmendi/Fshati Ribar i Vogël/Lipjan
Përjetues I sulmit nga forcat serbe ndaj fshatit Ribar I Vogël më 18 prill 1999.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT