Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez, e ka cilësuar skuadrën e Barcelonës si më të rrezikshme se Real Madridin e vitit të kaluar, mirëpo ka shtuar se ata kanë trajnerin më të fortë në botë, Pep Guardiolan.
“Kjo skuadër e Barcelonës bën më shumë presion se Reali, janë më të fokusuar, më të fuqishëm në mbrojtje dhe kanë një ekstra instinkt vrasës, Suarezin, i cili është lojtar fantastik dhe iu jep shumë atyre”, ka thënë fillimisht Javi.
“Por, ne duam të vazhdojmë së shkruari histori, gjë të cilën e kemi bërë gjatë dy viteve të fundit. Ne të gjithë jemi të uritur për më shumë”.
“Është e vërtetë se neve na mungojnë disa lojtarë dhe kemi probleme, mirëpo ne jemi Bayerni dhe kemi trajnerin më të mirë në botë”, ka shtuar spanjolli.
- Advertisement -