Marrëveshjet mund të rinegociohen

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i diplomacisë, Lisen Bashkurti, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi mund të rinegociohen.

“Mendoj se marrëveshjet e kontestuara janë në një situatë problematike, por nuk janë në rrugë pa krye”, është shprehur Bashkurti për “Epokën e re”. Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, mendon se të dyja marrëveshjet mund të rinegociohen në rast se Gjykata Kushtetuese konstaton se parimet e saj nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa profesori tjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka vlerësuar për “Epokën e re” se përderisa për këto marrëveshje pritet mendimi i institucioneve të Kosovës nuk ka nevojë të rinegociohen.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT