Marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani propozon edhe liberalizimin e vizave për Kosovën

Marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale mbështet integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mëson European Western Balkans.

Siç thuhet më tej, marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në dokument.

Në këtë kuadër do të forcohet edhe shoqëria civile, citohet të jetë thënë më tej.
Aty mbështetet gjithashtu dialogu Prishtinë-Prishtinë i zhvilluar nën “kujdesin” e BE-së, si dhe përpjekjet për të ruajtur paqen afatgjatë në Bosnjë dhe Hercegovinë bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe kapërcimin e dallimeve etnike, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, shtohet se paralelisht me negociatat e anëtarësimit, duhet të përmirësohet kapaciteti i BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.

Kancelar i ri i Gjermanisë do të jetë kreu i socialdemokratëve, Olaf Scholz, ndërsa Ministria e Jashtme, e cila përfshin edhe portofolin e Çështjeve Evropiane, pritet t’i kalojë të Gjelbërve.