Marko Gjuriq bëhet qytetar nderi i Zveçanit

Marko Gjuriq nga sot është qytetar nderi i Zvecanit. Vendimi për këtë u mor sot në Këshillin komunal të këtij lokaliteti të vogël në veri të Kosovës.

Arsyetimi i vendimit është se shefi i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë ka dhënë shumë kontribut për zhvillimin e kësaj komune të vogël në veri të Kosovës, njofton TV Most, përcjell Klan Kosova.

Kryetari i organit të përkohshëm, Dragan Nedelkoviq, ka thënë se nderi më i madh i Zveçanit do t’i jepet Gjuriqit më 12 korrik, në ditën e komunës.

Gjuriq është njeriu kryesor i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Ai është edhe udhëheqës i delegacionit të Beogradit në negociatat e nivelit teknik me Prishtinën, që zhvillohen në Bruksel.

Gjithashtu është edhe pjesëmarrës i rregullt i bisedimeve në nivel kryeministrash.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT