Gazetari Marin Mema së fundmi ka takuar Rifat Jasharin, për të cilin shkruan fjalë të mëdha.

Mema ka publikuar në rrjete sociale një fotografi krah Jasharit, ndërsa ka bërë një shkrim të gjatë për të.

Ai e përshkruan babain e heroit kombëtar si një burrë të urtë e me zemër të madhe, ndërsa shkruan se sa herë rri me bacën Rifat ndjen fort se dashuria e vërtetë për shqipari nuk vdes kurrë.

Postimi i plotë:

“Fjalët e këtij burri të urtë e me zemër të madhe çeliku, por edhe kaq të dhembshur për kombin bartin forcën e jashtëzakonshme të shqiptarisë. Sa herë qëndroj me bacën Rifat Jashari ndjej fortë se dashuria e vërtetë për shqiptari nuk vdes kurrë ! ❤️

Politika, politikanët, ata që urrejnë traditën e trashëgiminë tonë, vendimet e tyre, janë të përkohshme dashuria për kombin është e përjetshme ashtu si madhështia e familjes Jashari që lirinë e ka ngjyer me gjakun e saj. Bashkë jemi më të fortë ! ❤️

Këtë më thotë zemra e shpirti, këto janë rradhët e vërteta që duhet të ndjejmë të gjithë. Është zëri i sakrificave, vuajtjes, përballjes, dhimbjes, por edhe mbijetesës, ky është zëri ynë, zëri i këtij kombi. Ky është zëri që duhet të dëgjojmë të gjithë bashkë.

Zërat e tjerë të çjerrë nuk na hyjnë në punë ! Me shqiptarët e Dardanisë, Iliridës, Malit të zi , Çamërisë e kudo nuk më ndan dot politika dhe as njerëzit e saj sepse më bashkon historia, tradita, trashëgimia, gjaku ! Më bashkon gjaku më çdo shqiptar kudo ndodhet ! 🇦🇱❤️“.