Maqedonia përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme shiu

Maqedonia u përfshi sot nga reshje të rrëmbyeshme shiu, por deri tani nuk është raportuar për dëme. Pavarësisht se koha u qetësia, sinoptikanët thonë se reshjet janë të përkohshme, dhe mund të rikthehen edhe gjatë natës. Një front atmosferik me reshje të kondensuara shiu, mund të shoqërojë Maqedoninë gjatë natës. Sot pasdite, breshëri pati në shënjestër disa rajone të Shqipërisë. Mediat raportuan kokrra të mëdha breshëri, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha. Siç e shihni edhe në këto fotografi, breshëri goditi Memaliajn, rajon i Tepelenës, duke habitur sinoptikanët, jo për dendësinë por për madhësinë e kokrrës së breshrit. Si pasojë e breshrit, u dëmtuan makina, pemë, të mbjella, çati shtëpish etj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT